Regjistrohen 1.725 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.472 testime për coronavirus, ndërsa 1.725 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 1.028, Manastir - 148, Prilep - 112, Ohër - 61, Kumanovë - 52, Kavadar - 43, Gjevgjeli - 32, Shtip - 31, Strumicë - 24, Tetovë - 22, Gostivar - 21, Kërçovë - 20, Veles - 16, Koçan - 14, Dellçevë - 13, Krushevë - 12, Strugë - 10, Radovish dhe Vallandovë - 8, Resnjë - 7, Negotinë - 6, Shën Nikollë, Kriva Pallanka, Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod - 4, Kratovë dhe Bogdanci - nga 3, Vinicë, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë - nga 2, Dibër, Demir Kapi dhe Dojran - nga 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 persona të vdekur: një i vdekur nga Shkupi (66 vjeç) dhe një nga Negotina (76 vjeç).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 332 persona të shëruar.
Me rastet e sotme që nga fillimi i epidemisë janë infektuar 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, numri i të vdekurve 8.002, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.209./Telegrafi/




















































