Regjimi sirian, gati për bisedime me opozitën në Moskë (Video)

Qeveria e presidentit Bashar Al-Assad dëshiron të gjejë një mënyrë për zgjidhjen e konfliktit në vend, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve “SANA”.
Mirëpo, grupet e moderuara opozitare thonë se nuk janë ftuar për bisedime në Rusi dhe nuk do të marrin pjesë.
Oubai Shahbandar, nga Koaliconi Kombëtar i Sirisë, tha se Moska ka ftuar vetëm grupet që janë pranë regjimit të Assadit.
Takimi pritet të zhvillohet pas datës 20 janar 2015 në Moskë dhe do të jetë “informal”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Rusi.
Nga
Telegrafi
27/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































