Site icon Telegrafi

I refuzoi tri herë – Zyba tregon se si presidenti i Ballkanit ia ofroi letrën e bardhë për të nënshkruar vetë kushtet e kontratës

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës dhe Slovan Liberec, Qëndrim Zyba.

Reprezentuesi i Dardanëve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë.

Ai ka treguar edhe si refuzoi tri herë ish-skuadrën Ballkanin para se t’u bashkohej dhe kushtet e kontratës.

“Po e tregoj një histori me Ballkanin dhe presidentin që ka ndodh”, e fillon rrëfimin e tij Zyba në “Arena e Yjeve”.

“Isha kthyer nga lëndimi dhe unë nuk do t’i merrja kurrë ato para që mu kishin ofruar, por kishte ndodhur një histori mes meje dhe tij (Arsim Kabashi)”.

“Ishim takuar me presidentin dhe tri herë nuk kishim arritur marrëveshje”, ka vazhduar rrëfimin e tij Qëndrimi që tani luan te Slovan Liberec.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Zyba i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, por kësaj here shkaku i fushatës zgjedhore, emisioni do të shfaqet të martën e javës së ardhshme (14 janar), ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version