Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Vezë syze
- Ngroheni vajin në tigan
- Thyeni dy vezë dhe hidhni në vaj të vluar
- Hidhni krip dhe piper
- Të kuqtë e vezëve duhet të jenë të lëngshme, ndërkaq skajet e të bardhëve të vezëve - kërcëlluese
Zierja e fortë e vezëve
- Vendosni vezët në ujë dhe lini të vlojnë
- Fikeni zjarrin
- Vërini kapakun tenxheres dhe lërini dhjetë minuta
- Hiqni vezët, ftohni dhe shtoni erëza sipas dëshirës
Zierja e butë e vezëve
- Hidhni ujë në një enë dhe lëreni të vlojë
- Hidhni vezët në ujë të vluar
- Lërini gjashtë minuta, dhe pastaj nxirrni
- Ftohni, hidhni erëza dhe kënaquni!
Omëleta
- Tundni në një enë aq kokrra vezësh që dëshironi
- Hidhni erëza
- Një copë gjalpë shkrijeni në tigan në zjarr të dobët
– Hidhni në tigan vezët e tundura dhe përzieni derisa të piqen dhe derisa të marrin ngjyrë ari të gështenjtë
Vezë të përhapura në tigan
- Kur uji të fillojë të vlojë shtoni një lugë uthull
- Përzieni ujin në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës
- Hidhni vezët e thyera, ngadalë dhe butësisht
- Vazhdoni që rreth tyre të përzieni në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.

















































