Reali me shumë mungesa përballet me Betisin, formacionet zyrtare

Real Madridi do të përballet me Real Betisin në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti do ta zhvillojë edhe takimin e tretë radhazi në udhëtim, ku Real Betis është nikoqir i tyre.
Reali e nisi me fitore në javën e parë edicionin e ri, por në xhiron e dytë barazuan 3-3 ndaj Levantes.
Ndërkohë Betis në dy xhirot e para ka marrë dy barazime.
Reali në këtë takim ka mungesa të mëdha, pasi nuk janë të gatshëm për lojë lojtarët si Luka Modric, Toni Kroos, Ferland Mendy e Marcelo.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtoi, Carvajal, Militao, Alaba, Miguel, Isco, Casemiro, Valverde, Bale, Benzema, Vinicius.
Real Betis: Silva, Montoya, Pezzella, Ruis, Miranda, Rodriguez, Guardado, Canales, Ruibal, Fekir, Juanmi.
/Telegrafi/






















































