Site icon Telegrafi

Reali rikthen Moratan, vetëm që ta shes te Arsenali

Real Madridi dëshiron ta shfrytëzojë klauzolën për rikthimin e Alvaro Moratas nga Juventusi, për përfituar më shumë me shitjen e tij tek Arsenali.

Gazeta spanjolle AS raporton se Reali dëshiron të shfrytëzojë klauzolën për rikthimin e Moratas për 30 milionë euro, ndërsa dëshiron ta shesë sulmuesin tek Arsenali për 50 milionë euro.

Real Madridi ka një klauzolë e cila varet nga numri i paraqitjeve të Moratas që bën te Juve këtë sezon, sa më shumë ndeshje, aq më i lartë do të jetë çmimi për rikthimin e tij.

Por, edhe nëse çmimi i tij është i shtrenjtë, Reali e ka ndërmend që të realizojë këtë shitje te klubi anglez.

Exit mobile version