Reali pret Betisin në ndeshjen e fundit këtë edicion, formacionet zyrtare

Real Madridi do të përballet me Real Betisin në kuadër të xhiros së fundit në La Liga.
Kampionët e ri të Spanjës në këtë takim vijnë pas barazimit 1-1 në udhëtim te Cadiz.
Los Blancos synojnë që ta përmbyllin me fitore këtë edicion dhe trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur formacionin më të mirë nga minuta e parë.
Në anën tjetër Betis ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për edicionin e ri, por kërkon së paku një pikë në Santiago Bernabeu për ta blinduar pozitën e pestë në tabelë.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Rodrygo, Benzema, Vini Jr.
Real Betis: Rui Silva, Sabaly, Pezzella, Bartra, Moreno, Rodriguez, Guardado, Canales, Juanmi, Fekir, Willian Jose.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































