Real Madridi raportohet se i ka dhënë fund përpjekjeve për të transferuar portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.
25-vjeçari ishte i lidhur shumë me një transferim në Santiago Bernabeu verën e kaluar, por një komunikim i dobët i klubeve shkaktoi dështim në minutat e fundit.
De Gea më pas nënshkroi kontratë katër-vjeçare në Old Trafford dhe thuhej se “Mbretërit” donin akoma shërbimet e tij.
Megjithatë, forma e Keylor Navasit ka bindur krerët e Realit që të largojnë vëmendjen nga portieri spanjoll, sipas DPA.