LAJMI I FUNDIT:

Reali i gatshëm t’i paguajë Unitedit 167 milionë euro për Pogban

Reali i gatshëm t’i paguajë Unitedit 167 milionë euro për Pogban
Paul Pogba (Foto: Goal.com)

Real Madridi thuhet se është i gatshëm që t’i paguajë 167 milionë euro Manchester Unitedit për Paul Pogban, ndërsa francezi do të përfitonte 667 mijë euro në javë.

Sipas asaj që raporton AS, Gareth Bale do të largohet nga Los Blancos në ditët e ardhshme, e që paga aktuale që fiton në Santiago Benabeu, do të jetë e destinuar për fituesin e Kupës së Botës.

Skuadra spanjolle ka disa muaj që po e kërkon transferimin e mesfushorit 26-vjeçar, mirëpo Djajtë e Kuq po refuzojnë që të heqin dorë nga shërbimet e tij.


Pas arritjes së Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes, madrilenët do të jenë të detyruar që ta shesin uellsianin, në mënyrë që ta transferojnë Pogban.

Real Madridi është gati të pres transferimin e Pogbas deri në shtator
Lexo po ashtu Real Madridi është gati të pres transferimin e Pogbas deri në shtator

Zinedine Zidane ka bërë të ditur në një konferencë për media se Real Madridi është duke punuar në largimin e Gareth Bales, pasi nuk është në planet e tyre.

Uellsiani lidhet me një kalim në Old Trafford, por nuk përjashtohet edhe transferimin në Kinë apo te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori