LAJMI I FUNDIT:

Reali e ka në tavolinë ofertën e Arsenalit për Benzeman

Reali e ka në tavolinë ofertën e Arsenalit për Benzeman

Arsenali ka lënë në tavolinën e Real Madridit një ofertë gjatë fundit të dhjetorit, por është ende aktive edhe në janar për sulmuesin francez, Karim Benzema.

Topçinjtë janë pranë humbjes së dy yjeve kryesore në skuadër, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, pasi kontrata e tyre skadon në qershor dhe priten të largohen gjatë janarit.

Me këtë situatë të krijuar aspak të këndshme, Arsenali po shikon për zëvendësimin e tyre, ku i preferuari është francezi i Realit, Benzema.


Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas
Lexo po ashtu Chelsea rivalizon Arsenalin, pyet Realin për çmimin e Benzemas

Gjiganti anglez thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin francez para Krishtlindjeve dhe e kanë njoftuar Realin se propozimi mbetet ende valid.

Benzema po përjeton një formë të luhatshme te Reali këtë sezon

Benzema ka qenë një objektiv afat-gjatë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëenger dhe shihet si një opsion idel për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Sanchez.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, oferta e londinezëve është e vetmja e pranuar për Benzeman këtë muaj, por thuhet se ende nuk e përmbushin vlerësimin prej 60 milionë eurosh të presidentit Florentino Perez.

Arsenali me ofertë për Benzeman, Perez e refuzon atë duke u tallur
Lexo po ashtu Arsenali me ofertë për Benzeman, Perez e refuzon atë duke u tallur

Ndërlikimi i mëtejshëm është këmbëngulja e trajnerit të Realit, Zinedine Zidane se Benzema është një lojtar i nevojshëm. Përkundër përkrahjes së Zidanes, sulmuesi francez vazhdon të jetë i kritikuar nga tifozët këtë sezon.

Perez është i etur të shesë sulmuesin dhe ta zëvendësojë atë me kapitenin e Interit, Mauro Icardi, para mbylljes së afatit kalimtar dimëror të transferimeve. /Telegrafi/

Reali ofron Benzeman si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Icardit
Lexo po ashtu Reali ofron Benzeman si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Icardit

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori