Real Madridi si kampion shkatërron Alavesin

Real Madridi është treguar i pamëshirshëm me Alavesin, duke e mposhtur 5-0 në kuadër të javës së 36-të në La Liga.
Pas dhjetë minutash lojë, Jude Bellinguam realizoi për 1-0 me një asistim të Toni Kroos.
Në minutën e 27-të, Vinicius Junior shënoi për 2-0, ndërsa Edouardo Camavinga ishte në rolin e asistuesit.
Bellingham kaloi në rolin e asistuesit në minutën e 45+1-të, kur e shërbeu Federico Valverden për 3-0.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Los Blancos, që shënuan dy gola të tjerë.
Për 4-0 u përkujdes Vinicius, që realizoi golin e dytë personal në minutën e 70-të, ndërsa Bellingham ishte asistuesi.
Golin e pestë për Real Madriditn e realizoi sensacioni turk, Arda Guler, me një super goditje në minutën e 81-të.
Real Madridi tashmë i shpallu kampion ka arkëtuar 93 pikë pas 36 javësh, ndërsa në xhiron e 37-të takohen me Villarrealin. /Telegrafi/













































