Real Madridi kalon fazën e grupeve me fitore - triumfon ndaj Club Brugges

Real Madridi ka fituar më shumë vështirësi ndaj Club Brugges, por që nuk e kishte presionin e kualifikimit në 1/16 e finales.
Los Blancos e kishin siguruar më herët kalimin në fazën e eliminimit direkt, por që e fituan këtë takim me rezultat 3-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën u shënuan tri golat.
Rodrygo Goes e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 53-të me asistimi e Alvaro Odriozolas.
Mirëpo, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Hans Vanaken (55’), që u shërbye mjaftë mirë nga Emmanuel Dennis.
Vinicius Junior ishte ai që e riktheu epërsinë e madrilenëve në minutën e 64-të, me një asistim të bashkëkombësit të tij që e shënoi golin e parë.
Skuadra e Zinedine Zidanes shënoi edhe golin e tretë në këtë ballafaqim me anë të Luka Modricit (90+1) me një asistim të bukur nga Casemiro.
Real Madridi ka përfunduar në vendin e dytë në Grupi A me 11 pikë të arkëtuara, PS-ja si lider me 16, Club Brugge me tri dhe Galatasaray me dy sosh. /Telegrafi/
https://streamable.com/0egds
https://streamable.com/jzk9s
https://streamable.com/rmmrm



















































