Roger Ibanez mund të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.
Qendërmbrojtësi brazilian me pasaportë italiane ka dy vite që luan rregullisht te Roma dhe ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e tij.
23-vjeçari është një titullar fiks te Roma, por nuk përjashtohet mundësia e largimit nga kryeqyteti italian gjatë kësaj vere.
Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e tij.
Gjithsesi fjala është për një interesim vetëm dhe ende asnjëra nga skuadrat nuk ka bërë hap para për të dërguar ofertë.
Por oferta për brazilianin ka nga elita e futbollit anglez, Liga Premier.
🚨Real Madrid and Barcelona are monitoring the condition of AS Roma's 23-year-old Brazilian defender Roger Ibañez.🇧🇷 🔴#ASRoma
🔵#ForçaBarça ⚪ #HalaMadrid pic.twitter.com/6Br7Qde2po— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) July 24, 2022
Dy skuadrat angleze Newcastle United dhe Tottenham Hotspur besohet se kanë dërguar oferta nga 25 milionë euro për shërbimet e Ibanez.
Gjithsesi Roma e vlerëson yllin e mbrojtjes dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij pa u paguar rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/