Kompania “Pastrimi”, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ndaj deputetit Dardan Sejdiu, duke thënë se gjatë këtij mandati 4 vjeçar, Shpend Ahmeti ka qenë sabotuesi më i madh për t’i ofruar shërbim më të mirë qytetarëve të Prishtinës.
Sipas kësaj kompanie, Komunës vazhdimisht i janë adresuar kërkesa nga menaxhmenti i kësaj kompanie që të takohet me Shpend Ahmetin, mirëpo ai asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesave të tilla.
Kompania ‘Pastrimi’, thotë se arsyetimet e tij janë banale për mos funksionimin e kontejnerëve nëntokësor, ku Shpend Ahmeti po ia hedh fajin kompanisë, gjë e cila nuk është e vërtetë.
“Pranimin teknik të kontejnerëve e ka bërë qeverisja aktuale e Komunës së Prishtinës, konkretisht ish drejtori i Shërbimeve Publike, Ardian Gashi. Për një kohë KRM ”Pastrimi” ka kryer këtë shërbim, mirëpo me paraqitjen e problemeve dhe rreziqeve nga kontejnerët nëntokësor kompania e ka ndërprerë këtë shërbim. Shkresave të adresuara në Komunën e Prishtinës nga “Pastrimi” për t’u konstatuar rreziku gjatë kryerjes së shërbimit për kontejnerët nëntoksor, Komuna nuk u janë përgjigjur asnjëherë. Dikush duhet të marr përgjegjësinë në rast të lëndimit të punëtorëve ose dëmet e tjera që mund të shkaktohen.
Vendimi i gjykatës për legjitimitetin e Kryeshefit Ekzekutiv është i prerë dhe nuk ka të bëjë me shkelje ligjore, sipas Shpend Ahmetit vendimet e gjykatës nuk kanë vlerë dhe mbi këtë vendim duhet të dal fjala udhëheqësve të Komunës së Prishtinës. Sa i përket deponive ilegale, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka shpallur tender të cilin e ka fituar një kompani private dhe gjendja ka qenë e njëjtë, prapë është detyruar që “Pastrimi” t’i largoj ato pa asnjë kompensim të vetëm. Shpend Ahmeti gjatë konferencës tha që tani, Komunës i është dhënë e drejta për të inkasuar. Shpendi do të duhej ta dinte që komuna, të drejtën për të inkasuar taksat për mbeturina e ka që nga viti 2012 me miratim të Ligjit për mbeturina dhe Rregullores së Komunës të miratuar në vitin 2012:, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se kryetari as që është interesuar për kompaninë “Pastrimi” duke u bazuar në deklaratën e tij ku thotë se iu shërben 8 komunave, pasi gjithsej janë 7.
“Operatorët privat nuk kanë leje nga komuna e Prishtinës për shërbimin e mbeturinave, mirëpo gjatë gjithë mandatit të Shpend Ahmetit ata kanë operuar lirshëm pa asnjë pengesë nga komuna e duke i shkaktuar telashe “Pastrimit”. Plani i ri logjistik i operimit të cilin Shpend Ahmeti thotë se është gati, kjo nuk është e vërtetë dhe se ky plan nuk është projekt i komunës së Prishtinës por i GIZ-së në bashkëpunim me KRM ”Pastrimi-n” dhe Komunën i cili do të filloj të përpilohet nga muaji i ardhshëm dhe në teren do të funksionalizohet pas disa muajve. Komuna nuk ka filluar riciklimin e mbeturinave, vetëm në lagjen Dardania ka filluar ndarja e mbeturinave me projekt të GIZ-së. Kryetari i cili mundohet të flas për shërbimin e mbeturinave jep propozim që bizneset të shërbehen me kontejner 7m³, nuk e ka parasyshë që hapsirat ku bizneset zhvillojnë veprimtaritë janë të vogla ndërsa një kontejner i tillë zë hapës irë të madhe.
Në Komunën e Prishtinës janë mbi 4000 biznese nëse kemi parasysh vlerën e një kontejneri 7m³ atëherë kjo do të kushtonte mbi 4 milion euro që Komuna nuk do të jetë në gjendje të mbuloj këtë investim. Kjo do të shkaktonte kaos në kryeqytet. Shpend Ahmeti ka sabotuar bashkëpunimin dhe punën me Kompaninë “Pastrimi” për t’i shërbyer qytetarëve. Shpendi e ka eliminuar Prishtinën nga “Gara për Mjedis të Pastër” duke mos nënshkruar dokumentet për plotësim të kritereve, me këtë sabotim ai Prishtinës ia ka humbur mbi 300,000.00 € , për të vetmen arsye që kompania mos të ketë rezultat.
Djegia e kontejnerëve u përmend nga Dardan Sejdiu ashtu sikur nga Shpend Ahmeti para disa muajsh i cili akuzoi Kompaninë “Pastrimi” dhe Kryeshefin Ekzekutiv për djegien e kontejnerëve, megjithëse për një shpifje të tillë muajin e kaluar Kryeshefi Ekzekutiv Feim Salihu ka ngritur një padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë. Udhëheqja e Prishtinës disa herë ka shpërndarë afishe nëpër ndërtesa dhe rrugë duke ju bërë thirrje qytetarëve që mos të paguajnë mbeturinat, ashtu sikur vet kryetari Shpend Ahmeti i cili në banesat e prindërve të tij nuk ka paguar faturën e mbeturinave. Atëherë lindë pyetja si mund të kërkoj Shpendi nga qytetarët të paguajnë taksat e mbeturinave kur vet ai nuk e ka paguar borxhin ndaj Kompanisë “Pastrimi”. Kush po del të jetë saboteri më i madh për 4 vite me radhë?”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara