Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar për rastin e futbollistit të talentuar të Flamurtarit Ilija Ivic.
Futbollisti i talentuar ka pranuar të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës U19 dhe pas këtij lajmi ka pasur presione të jashtëzakonshme nga Serbia.
Së fundmi pas këtij vendimi të këtij futbollisti, prindërit e tij janë larguar nga vendet e punës në Graçanicë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas komunikimit dhe konsultimit me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe drejtuesit e Klubit Futbollistik “Flamurtari”, për të marrë vesh për së afërmi situatën e futbollistit të këtij klubi, Ilija Iviq, vjen me këtë reagim përmes të cilit dënon çdo ndërhyrje të politikës në sport.
Reagimi i plotë i MKRS-së:
Futbollisti Ilija Iviq, lindur në Prishtinë, shtetas me dokumentacion të Kosovës, luan që tri vite për klubin e “Flamurtarit” dhe si rezultat i talentit e pasionit që ka për futbollin, së fundi është përzgjedhur në Kombëtarën U-19 të Kosovës në futboll. E për shkak se ka përzgjedhur të luajë për Kosovën, e ëma e Ilija Iviqit është përjashtuar nga puna me vendim nga Komuna e Graçanicës ku edhe ka qenë duke punuar, ndërsa i ati ka marrë kërcënime se do të përjashtohet nga puna ku punon si arsimtar.
E tëra kjo ka ndodhur pas përcaktimit të futbollistit në fjalë që të luajë për Kombëtaren e Kosovës U-19 në futboll dhe ky lloj presioni që i bëhet futbollistit Iviq nga MKRS konsiderohet si ndërhyrje flagrante e politikës dhe aspekteve tjera në sport.
Duke e konsideruar se sporti i bashkon njerëzit pa dallim moshe, gjinie, etnie e race, presionin që i bëhet familjes Iviq, këto akte me të cilat po i kalon kjo familje i vlerësojmë si të papranueshme dhe si ndërhyrje të politikës në sport dhe trysni e drejtpërdrejtë që futbollisti Ilija Iviq të mos i përfaqësojë ngjyrat e Kosovës në futboll.
Me këtë rast, Ministrja Vlora Dumoshi i dënon ashpër këto veprime qyqare pasi po tentohet të veprohet kundër ligjit dhe po shkelen Kushtetuta e Kosovës dhe të drejtat e njeriut, përmes presioneve të kësaj natyre vetëm e vetëm që të mos lejohet që një sportist i ri i talentuar të mos ketë ku të zhvillojë karrierën e tij sportive sikurse rasti i Ilija Ivicit i cili është qytetar i barabartë si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.
Ministrja Dumoshi thekson se është për të ardhur keq se si përmes presioneve e formave të ndryshme shteti fqinj verior Serbia mundohet të ndërhyjë tek jeta e qytetarëve të komunitetit serb që jeton në Kosovë, duke bërë presion drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të Kosovës në mënyrën më të vrazhdët të mundshme.
Republika e Kosovës është vend që i respekton të drejtat e tërë qytetarëve të saj, siç edhe e përcakton Kushtetuta e vendit tonë dhe secili qytetarë i saj ka të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes për jetën e karrierën e tij që ta zhvillojë normalisht në shtetin tonë të përbashkët.
E sidomos në sport, u shpreh ministrja Dumoshi, atletët, sportistët e në këtë rast edhe futbollistët asnjëherë nuk duhet të shikohen në baza racore e sipas përkatësisë etnike apo fetare, por gjithmonë futbollistët të vlerësohen në bazë të meritave.
Pra, ne si MKRS, reagojmë ashpër kur një sportisti i mohohet e drejta që të zhvillojë aktivitetin e tij sportiv në Republikën e Kosovës. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët e duhura ligjore të mundshme që sportistët dhe talentet që ka vendi ynë, pa dallim, t’i përkrahim kur u bëhet padrejtësi ose mohimi i të drejtave të tyre si dhe do t’i mbështesim që të avancohen dhe të tregojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre sportive si e drejtë themelore njerëzore në rend të parë, e më pas edhe si bashkëqytetarë të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame