Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhëtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.
“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiq, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi.
Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.
“Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.
Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.
Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët “The Geopost” merr vesh se janë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë.
Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Albin Kurtin./The Geopost/