Gjykata Themelore e Ferizajt sot ka shpallur aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, për vrasjen e Marigona Osmanit. Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, ndërkaq Sejdiu me 15 vjet burgim. 

Dy të pandehurit janë dënuar për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e vrasjes, ndërkaq janë liruar nga akuza për dhunim dhe akuza për ndihmë në kryerjen e veprës penale "dhunimi".


Seanca ku u shpall aktgjykimi ishte e hapur për publikun.

Pas dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën ka pasur reagime të shumta në vend.

04/08/2023 11:45-“Bravo për këtë qen, i mjerë” familjarët e Marigona Osmanit mirëpresin vendimin për burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaçës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Krivaçën, familjarët e Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje ndërsa deklaruan “Bravo për këtë qen, i mjerë”, transmeton Telegrafi.

Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaçës duke i thënë “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke mbytë vajzën 18 vjeç”.

Për vrasjen e Marigona Osmanit, u dënua edhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim. /Telegrafi/

04/08/2023 11:44-Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore ka dënuar me 15 vjet burgim Arbër Sejdiun për ndihmë në vrasjen e Marigona Osmanit.

Kurse, Dardan Krivaça është dënuar me burgim të përjetshëm.

Seanca ndaj Krivaçës dhe Sejdiut kishte filluar pas orës 11:00.

Vrasja e Marigona Osmanit, ishte cilësuar si një nga vrasjet më të rënda të ndodhura në Kosovën e pasluftës. /Telegrafi/

04/08/2023 11:28-Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot Dardan Krivaçën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërkaq Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.

04/08/2023 11:24-Vrasja e Marigona Osmanit, pamje nga seanca ku pritet të jepet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut

gjykata2

364546428 1306298950093333 889241331371885297 n 1

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Para nisjes së seancës gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarve Dardan Krivaça e Arbër Sejdiut po mbahet një protestë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përfaqësues të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit Krivaça dhe Sejdiu.

04/08/2023 11:04-Para nisjes së seancës, protestë para Gjykatës - kërkohet drejtësi për Marigona Osmanin

5 4

Para nisjes së seancës gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarve Dardan Krivaça e Arbër Sejdiut po mbahet një protestë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përfaqësues të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit Krivaça dhe Sejdiu.

Në këtë protestë u tha se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë shtetërore.

1 5

2 3

3 7

4 2

04/08/2023 10:55-Fotografi para Gjykatës Themelore në Ferizaj, seanca ku do të jepet aktgjykimi ndaj Krivaçës e hapur për publikun

1 4

Për pak minuta pritet të fillojë seanca gjyqësore ku do të jepet aktgjykimi për Dardan Krivaçën dhe Arbër Sejdiun, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Para nisjes së seancës është parë numër i madh i mediave para Gjykatës për ta përcjellë seancën.

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se seanca gjyqësore ku do të jepet aktgjykimi do të jetë e hapur për publikun.

3 5

3 6

04/08/2023 10:48-Familja e Marigona Osmanit kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

Ditë më parë është mbajtur në seancën gjyqësore janë thënë fjalët përfundimtare.

Familja e të ndjerës Marigona Osmani, përmes avokatit Gazmend Rexhepi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Ndërkaq, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur, gjersa theksoi se po të mundte do bënte gjithçka të kthente kohën pas.

E Arbora Shefkiu, avokatja e të dyshuarit tjetër, Arbër Sejdiut kërkoi që klienti i saj të lirohet nga akuzat.

“Kur vendoset drejtësia për Marigonën duhet me u vendosë edhe për Arbërin njëjtë”, citohet të ketë thënë Shefkiu.