Timo Werner vazhdoi aftësinë e tij për të humbur shanse të pastra kur u mohua nga Thibaut Courtois nga vetëm pesë metra distancë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea mori një barazim shumë të vlefshëm 1-1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë.


Megjithatë, Blutë mund ta fitonin ndeshjen, pasi dominuan thuajse gjithë takimin dhe patën raste ideale nga fillimi.

Njëri nga ‘fytyrat e zeza’ të këtij takimi ishte sulmuesi gjerman, Werner, i cili vazhdoi me humbjen e rasteve ideale.

Werner humbi një rast të pastër nga vetëm pesë metra, kur mori një asistim nga Christian Pulisic.

Por Werner, i cili kaloi 15 ndeshje për klubin dhe vendin pa shënuar para se të shënonte kundër West Ham në fundjavë, bëri një rrëmujë dhe goditjen e dobët e priti portieri Courtois.

Mundësia e humbur nga sulmuesi gjerman çoi rrjetet sociale në trend, me shumë faqe të njohura dhe përdorues që shkruan rreth kësaj huqje.

“Timo Werner e humbi nga këtu”, ishte një postim i bashkëngjitur me fotografinë e rastit të humbur nga gjermani.

https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1387121963135549445

“Timo Werner me një shans të madh të humbur”, ishte një postim tjetër, ndërsa një tjetër shkruante: “Timo Werner e humbi këtë”.

“Imagjinoni t'u thoni fëmijëve tuaj se Timo Werner e humbi këtë goditje?”, ishte një tjetër përdorues që shkruante. /Telegrafi/

telegrafi sport app