”Rasti Eco Guerilla”, ky është sqarimi i kryetarit të kësaj organizate (Foto)

Ditëve të fundit nëpër media është hapur debat rreth funksionimit të organizatës ekologjike ”Eco Guerilla” nga e cila u distancuan disa nga nismëtarët dhe njëri nga themeluesit e sajë.
Deri tek Telegrafi në Maqedoni ka mbërritur një sqarim nga kryetari i kësaj organizate Arianit Xhaferi.
”Pas sulmeve të njëpasnjëshme të 24 orëve të fundit nga portale që shërbejnë si organe partish politike e politikanësh të caktuar, pas shpifjeve të tyre se gjoja unë, Arianit Xhaferi, i jam bashkuar partisë opozitare maqedonase LSDM, lëshoj për mediat elektronike dhe audio-vizuele një sqarim për opinionin publik.”
”Më datë 28 Shtator të vitit 2016, unë kam marrë pjesë në një tribinë të hapur të organizuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, tribinë kjo që është mbuluar në lajmet e shumë televizioneve nacionale dhe lokale në Maqedoni. Tema e kësaj tribine publike ka qenë “Cilat janë masat më urgjente që duhet të ndërmerren në gjashtëmujorin e parë të një qeverie të re”, ku për diskutim kanë qenë të ftuar 11 persona të ndryshëm, ekspertë të fushave të ndryshme si ekonomia, gjyqësori, arsimimi, etj; si dhe përfaqësues të sektorit civil ku bëj pjesë dhe vet. Tema për të cilën unë kam folur në atë tribinë ka qenë sektori në të cilin vepron organizata Eco Guerilla, me të cilën unë aktualisht udhëheq – pra mjedisi jetësor. Takime të ngjashme janë mbajtur më parë edhe me grupe tjera të interesit, përfshirë këtu ish-kreun dhe ministrin aktual të mjedisit.”
”Më datë 29 Shtator të vitit 2016, unë kam udhëtuar për në Stamboll (Turqi) për të shoqëruar një mik dhe bashkëpuntor në një trajtim mjekësore, nga ku jemi kthyer ditën e diel, me datë 2 Tetor 2016.
Shpifjet që janë publikuar në portalet që shërbejnë si organe partish e politikanësh e që thonë se unë kam marrë pjesë në Kongresin e LSDM-së të datës 2 Tetor 2016 janë plotësisht të pavërteta, shpifje tendencioze që më shumë se sa duan të hedhin baltë mbi mua (si individ), kanë për qëlllim të sulmojnë dhe të diskreditojnë lëvizjen qytetare Eco Guerilla e cila është e njohur për të gjithë rajonin për arritjet në sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për problemin e ndotjes. Konfliktin të cilin e kanë krijuar me mua këto portale do e zgjidhim permes organeve të drejtësisë.”
”Eco Guerilla është organizatë e cila ka lindur, është zhvilluar dhe vazhdon të rritet me prurje të reja, dhe mënyra e veprimit të saj do jetë akoma më agresive, sidomos në këtë periudhë kur duhet të ndërmerret vendimi për të ndëshkuar ndotësin më të madh rajonal Jugohrom, dhe kur duhet të largohet përfundimisht deponia nga qyteti.”
”Ky sqarim shërben për të gjithë ata që nuk na njohin nga afër e që kanë një pikë dyshimi në punën tonë dhe në performancën time personale. Aktivistët tanë të shumtë, ndjekësit e mbështetësit tanë e njohin dhe e vlerësojnë punën tonë më mire se vet ne. Fitorja jonë në luftën kundër ndotjes do jetë e dobishme për të gjithë, edhe për organet e politikanëve dhe të partive të caktuara.” thuhet në reagimin e Arianit Xhaferit drejtuar mediave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania