Në kancelari të ndryshme diskutohen disa opsione për Kosovën, por që nuk janë zyrtarisht në tavolinën kryesore të bisedimeve, si: një Asociacion me kompetenca ekzekutive, një traktat paqeje, por që nuk përfshin njohjen, autonomi për veriun në këmbim të njohjes nga Serbia dhe shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve.
Kështu ka theksuar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke shtuar se as në Beograd nuk flitet për ndarje të Kosovës pa shkëmbim me dy komuna në Luginë të Preshevës.
“Implementimi i marrëveshjeve të tilla është çështje shumë e ndërlikuar dhe duke e njohur kontekstin dhe marrëdhënien mes dy vendeve është vështirë të mendohet që konflikti zgjidhet përmes ndryshimeve të territoreve. Kjo mund të jetë pjesë e përmbylljes së paqes, por jo bërja e paqes me automatizëm, sepse do të jetë shumë sfiduese nëse eventualisht mendohet që të shkohet në atë drejtim”, ka thënë Rashiti.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Sipas Rashitit, pas marrjes së rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian qytetarët e Kosovës përfundimisht do të lëvizin pa viza në dhjetor të këtij viti. Kjo pasi që, sipas tij, brenda organeve të Bashkimit Evropian ka vullnet dhe opinion pozitiv për këtë çështje.
“Rrugëtimi dhe procedurat tani e tutje për liberalizimin e vizave të Kosovës janë vendim politik. Përveç një procedure burokratike në Parlamentin Evropian, do të jetë shumë lehtë, sepse është shprehur qysh në vitin 2016 vullneti dhe opinioni pozitiv për këtë çështje. Jemi në një fazë të vendimit politik dhe në një procedurë derisa vendimi në Këshill do të merret. Çështja kryesore është që Komisioni Evropian e ka vonuar rekomandimin, por meqë Komisioni është trup i BE-së dhe përfaqëson vendet evropiane ka bërë një gjë pozitive, sepse ka bashkuar vendet e BE-së dhe Këshillin për vizat e Kosovës. Opinioni i Komisionit Evropian edhe pse nuk thuhet paraqet në vetvete edhe një lloj përkrahjeje të konsiderueshme të KE-së dhe të vendeve anëtare, pavarësisht që do të duhet edhe vendimi formal për këtë çështje dhe ka ende anëtarë të BE-së që janë skeptikë për Kosovën. Besoj që më 4 dhjetor është vendimi i fundit i takimit për sivjet të ministrave për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së dhe besoj që kjo datë do të jetë data kur vendimi politik merret për liberalizimin e vizave të Kosovës”, ka thënë Rashiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit