Një i moshuar ka vdekur në Novobërdë, që fillimisht rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku nipi ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, ndërkaq prokurori ka bërë ricilësimin e veprës nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje të rëndë”.
“Fillimisht ankuesi mashkull ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/