Ambasadori Grenell i ka dhënë shenja jete një dialogu pothuaj të vdekur mes Kosovës e Serbisë.
Vizita e ambasadorit Grenell në Kosovë, tregon seriozitetin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në interesimin e tyre që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë.
Ai ka dërguar porositë e pritura në kryeqytetin serb: Heqja e tarifës në Kosovë dhe ndalimi i lobimit kundër pavarësisë nga Serbia.
Ai ka qenë i prerë se kjo duhet të ndalojë. Politikën e madhe do t’ua lë Beogradit dhe Prishtinës, por duhet punuar çdo ditë.
Ai ka thënë se të hënën do të flitet për hekurudhat, pas marrëveshjes së linjës ajrore. Është pyetur nga gazetarët serb nëse kërkesat e tij ndaj Serbinë janë korrekte.
Grenell ka thënë se si i mbijetuar nga sëmundja e kancerit, beson se për progres duhet punuar çdo ditë.
“Faleminderit për pyetjen. Nëse diçka është ferr apo jo nuk më takon mua ta vendos. Unë nuk kam një agjendë, përveç të shtyjë palët bashkë dhe i takon palëve ta vendosin dhe do ta bëjnë e të na thonë. Unë do të fokusohem për një të ardhme të ndritshme për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë dhe të sjellim një energji që e kemi në SHBA, duke lënë çështjet politike dhe duke u koncentruar në rritje. Ka shumë biznese që duan të vinë këtu”, tha ai.
Vuçiq ka thënë se Serbia ka qëndrim tjetër ndaj pavarësisë së Kosovës, por dialogut nuk i shmanget. Të gjithë mund të ndalojnë lobimet që gjithçka të bëhet me marrëveshje. Ai ka thënë se Serbia është e interesuar të punojë me shqiptarët, por nuk mund të pranojë tarifat.
“Nëse kjo e ndihmon popullin në Kosovë ne mund të flasim për këtë. Por, ne nuk do të mund të bëjmë punën tonë nëse pastaj na thonë se duan të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare. Puna jonë është ta kundërshtojmë këtë pasi në çështjen statusore kemi qëndrime të ndryshme. Kjo duhet të jetë një marrëveshje. Ne do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do ta shohim”, u shpreh ai.
Grenell ka thënë se Presidenti Trump do të impresionohej nga numri i kamerave në konferencë për shtyp. Vuçiq ia ka kthyer batutën, duke i thënë se “presidenti amerikan askund nuk do të ketë pritje më të mirë se në Serbi”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën