Në një raport për Kongresin amerikan, që u bë publik të hënën pas mesnate, prokurori i posaçëm Jack Smith thotë se zyra e tij pati prova të mjaftueshme për të “ngritur (padi) dhe për të siguruar” një dënim në gjyq të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur humbjen përballë presidentit, Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
Prokurori i posaçëm Smith shprehet në raport se Trump “u përfshi në një seri përpjekjesh të kundërligjshme për të siguruar pushtetin”, pasi u bë e qartë se kishte humbur dhe se rrugët e ligjshme për të sfiduar rezultatin nuk i kishin dhënë të drejtë.
“Ndër to përfshihen përpjekjet për t’i nxitur zyrtarët e shteteve që të mos merrnin parasysh tabulatet reale të numërimit të votave; që të hartonin lista elektorësh të pavërtetë, në shtatë shtetet ku ai pati humbur; të detyronin zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe vetë Nënpresidentin e tij, Michael R. Pence, që të vepronin në kundërshtim me betimin e tyre dhe në favor të interesave personale të zotit Trump; si dhe në 6 janar 2021, duke orientuar një turmë të zemëruar drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për të penguar certifikimin në Kongres të zgjedhjeve presidenciale dhe në vazhdim duke mbështetur pjesëmarrësit në trazira”, thuhet në raport.
Prokurori i posaçëm thotë se Trump veproi si në cilësinë e tij private si kandidat për president, ashtu edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të shumtë, dhe se ai u përpoq të përdorte “fuqinë dhe autoritetin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mbështetur skemën e tij”.
Raporti thotë më tej se pretendimet e tij të pavërtetuara, të tilla si votat e shumta të hedhura në emër të personave të vdekur, ose nga persona që nuk kishin të drejtën e votës, apo se makinat e votimit patën ndryshuar votat e hedhura për Trumpin në vota për zotin Biden, ishin “në mënyrë të dukshme dhe, në shumë raste, qartazi false”, shkruan zeriamerikes.
Presidenti i zgjedhur, Trump ka mohuar vazhdimisht të ketë bërë ndonjë shkelje dhe e ka sulmuar si të motivuar politikisht punën e prokurorit të posaçëm.
Ai iu përgjigj publikimit të raportit herët të martën me një postim në platformën e tij të medias sociale “Truth Social”, duke e quajtur zotin Smith “një prokuror të çuditshëm”.
“Jack Smith i çmendur nuk ishte në gjendje të ndiqte penalisht me sukses kundërshtarin politik të ‘shefit’ të tij, të korruptuarit Joe Biden, kështu që ai përfundon duke shkruar një tjetër ‘Raport’ bazuar tek informacioni që Komisioni i Pazgjedhur i Veglave dhe Banditëve Politikë SHKATËRROI DHE FSHIU ilegalisht, pasi tregonte se sa plotësisht i pafajshëm isha unë dhe se sa plotësisht fajtore ishin Nancy Pelosi dhe të tjerët”, tha Trump.
Presidenti i zgjedhur Trump do të inaugurohet për një mandat të ri javën e ardhshme, pasi fitoi përballë zëvendëspresidenten, Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2024. Gjatë fushatës, Trump mohoi se pati humbur zgjedhjet e vitit 2020, përfshirë gjatë një debati në shtator me Harris.
Publikimi i raportit të së martës erdhi një ditë pasi gjykatësja Aileen Cannon e lejoi Departamentin e Drejtësisë të bëjë publike pjesën e raportit të prokurorit Smith që trajtonte përpjekjet e ish-Presidentit Trump për të qëndruar në pushtet.
Gjykatësja Cannon, e cila u emërua nga presidenti i atëhershëm Trump, pati bllokuar më herët publikimin e raportit të plotë të prokurorit Smith, që përfshin gjithashtu një seksion të papublikuar ende në lidhje me akuzat se Trump mbajti në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara pas lënies së detyrës.
Prokurori i posaçëm Smith u përpoq ta ndiqte penalisht Trumpin për të dyja çështjet, ndërsa zoti Trump mohoi të ketë bërë ndonjë shkelje.
Gjykatësja Cannon rrëzoi në korrik padinë për dokumentet e klasifikuara, nën argumentin se prokurori i posaçëm Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.
Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu në korrik se presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale për akte zyrtare, të cilat zbutën përpjekjet e prokurorit Smith në çështjen për ndërhyrje në zgjedhje.
Pasi Trump fitoi përballë Harrisit, Departamenti i Drejtësisë hoqi dorë nga të dyja paditë ndaj Trumpit, duke përmendur politikën e kahershme kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri