LAJMI I FUNDIT:

Raporti javor i ISHP: Ulet numri i rasteve të reja me coronavirus dhe të vdekurve dhe rritet numri i të shëruarve 

Raporti javor i ISHP: Ulet numri i rasteve të reja me coronavirus dhe të vdekurve dhe rritet numri i të shëruarve 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) për periudhë 29 qershor deri më 5 korrik, vërehet ulje e numrit të të infektuarve dhe vdekje, si dhe rritje të numrit të personave të shëruar në krahasim me javën e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë 8.422 testime, dhe janë regjistruar 917 raste të reja me coronavirus, që është për 186 raste më pak se java e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni. Në tre javët e fundit numri rasteve të reja në javë shënon rënie, si në përqindje ashtu edhe në raste pozitive nga të testuarit. Në periudhën 29 qershor deri më 5 korrik, kjo përqindje është 10.9%.

Raste me coronavirus janë regjistruar në 25 qytete, nga ku më së shumti ka Shkupi me 45.9% dhe Tetova me 10.3%. Në 17 qytete të vendit, numri rasteve të reja me coronavirus është nën 20.


Sipas njoftimit, nga rastet e reja të kësaj periudhe më së shumti janë persona mbi 60 vjet apo 22.9%, persona prej moshës 50-59 vjet apo 19.8%. Ka një rënie në krahasim me periudhën e kaluar te personat mes 40-49 vjet dhe rritje të përqindjes te personat mes 30-39 vjet dhe 20-29 vjet. Më pak të infektuar ka te fëmijë edhe atë te fëmijët prej 0-9 vjet 3.1% dhe nga 10-19 vjet është 4.1% nga numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Prej rasteve të reja të kësaj periudhe (29 qershor – 5 korrik), janë hopsitalizuar 113 persona apo 13.4% që është një ulje prej 4% në krahasim me javën e kaluar. Në këtë periudhë janë regjistruar 465 raste, që është 11 më pak se java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të vdekjes janë persona mbi 60 vjet, apo 67.4%. Te 38 rastet e vdekjes (82.6%) ka pasur prani të sëmundjeve tjera të mëhershme.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe 613 persona janë shëruar, që është për 166 persona më shumë se java e kaluar (21-28 qershor). Kjo, shtojnë nga MSH, gjithashtu është e rëndësishme dhe indikator pozitiv që ndikon në uljen e rasteve aktive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori