LAJMI I FUNDIT:

Raporti javor: 7.486 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Raporti javor: 7.486 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor (16 nëntor, 22 nëntor) për gjendjen me coronavirusin.

Nga MSH thonë se në këtë periudhë janë bërë gjithsej 19.664 testime, ndërsa 7.486 raste kanë rezultuar pozitiv, që është 6.3 përqind më pak se javën paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“7,486 raste të reja pozitive janë regjistruar në 35 qytete të vendit me një rritje të lehtë krahasuar me javën e kaluar prej 1.8%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (3,255). Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 38%”, thonë nga MSH.


Më tej shtojnë se rastet e reja janë nga të gjitha grupmoshat, ndërsa më e prekur është ajo mbi 60-vjeçare.

“Në periudhën e përmendur, 204 vdekje u raportuan nga 24 qytete, një rritje prej 18.6% krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 155 persona ishin mbi 60 vjeç, 26 persona të moshës 50-59 vjeç, 18 vdekje nga grupmosha 40-49 vjeç dhe 5 raste në grupmoshën 30-39 vjeç. Nga vdekjet, 128 ose 62.7% janë ekzaminuar në mënyrë epidemiologjike”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori