Site icon Telegrafi

Raporti 24 orësh i policisë: Dhunë në familje në raste të ndara, Prishtinë, Pejë, Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të kansojes dhe dhunës në familje.

Rastet e dhunës në familje sipas komunave

Regjioni i Prishtinës

Rr. Halim Zariqi 05.02.2023 – 00:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, lidhur me rastin palët kanë pranuar tretman mjekësor poashtu është konsultuar prokuroi i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Regjioni i Gjilanit

Novobërdë 04.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka shtyrë viktimën mashkull kosovar i cili është rrëzuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, poashtu është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 05.02.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për kanosje.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Regjioni i Pejës

Pejë 05.02.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave një femër dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 05.02.2023, 20:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, rastet e dhunës në familje në Kosovë, viteve të fundit kanë shënuar rritje.

Nga viti 2017 deri në korrik 2022, në organet e rendit janë regjistruar 8,688 viktima të dhunës në familje.

 

Exit mobile version