Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, thotë se skuadra e tij ka merituar rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Italiani thotë se gara më e madhe për klube në botë do të jetë një test i mirë për zikaltrit.
“Ne jemi një familje e madhe. Në skuadrën tonë ka atmosferë ndërkombëtare dhe kështu ka qenë që nga krijimi i klubit 110 vite më parë”, ka thënë Ranocchia për The Star.
Gli allenamenti come non li avete mai visti! 🛰 #InterPreSeason pic.twitter.com/cqmLMwbMgv
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 20, 2018
“Personalisht, jam shumë i lumtur për rikthimin në Ligën e Kampionëve, ku një klub si Interi meriton të jetë”.
Ndërsa për ndeshjen miqësore ndaj Sheffield United tha:
“Është një ndeshje dhe mundësi për të luajtur një futboll konkurrues, por gjithashtu për të eksperimentuar me taktikat e reja dhe të bëhemi gati për të luajtur në tri gara”.
“Anglia është shtëpia e futbollit dhe pas eksperiencës me Hull Cityn rikthimi këtu është i diçka e mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/