LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Rastet e infektimeve u rritën për 27%, vdekjet u shtuan për 40% në dy javë

Ramadani: Rastet e infektimeve u rritën për 27%, vdekjet u shtuan për 40% në dy javë

Në mbledhjen e Komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tregon se ka rritje të rasteve me COVID-19 për rreth 27 për qind, ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje 40 për qind në krahasim me dy javët paraprake.

“Numri mesatar i rasteve ditore në këto dy javë ishte 619 në krahasim me dy javët paraprake që ishte 448 raste. Numri i rasteve mesatare të vdekjeve ditore ishte 6, në krahasim me dy javët paraprake që ishte 5”.

Ai thotë se nga 8 shkurti i vitit të kaluar, kur është filluar me testimin e rasteve të dyshimta në Kosovë deri më sot janë testuar rreth 376 mijë persona apo 21% e popullatës së përgjithshme të Kosovës.


“Kjo është bërë për të gjurmuar rastet në terren”, deklaroi Drejtori i IKSHPK, përcjell Telegrafi.

Ramadani ka thënë se sistemi shëndetësorë duhet të ruhet nga kolapsi duke bërë kohë pas kohe analiza.

Ai ka thënë se qytetarët duhet t’iu përmbahen rekomandimeve në mënyrë që sipas tij “për shkak të disave të mos e pësojnë të gjithë”.

“Ne po shkojmë drejt normalitetit, por ky normalitet nënkupton respektimin e tri rregullave kyçe”.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se ky institucion do të vazhdon të mbështesë institucionet shëndetësore dhe qeverinë në luftën kundër coronavirusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori