LAJMI I FUNDIT:

Rama tregon pse e shkarkoi Ilirik Musliun e PDK-së

Rama tregon pse e shkarkoi Ilirik Musliun e PDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se arsyeja e shkarkimit të Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës ka qenë mos zgjidhja e problemit të mbeturinave në kryeqytet.

“Sot jemi në shkurt edhe e kemi problemin e madh me mbeturina. Pra nuk kam pasur në mundësi tjetër përveç që me e ndërrua drejtorin për arsye të mundësisë për me e zgjedhë problemin e mbeturinave”, theksoi Rama.

Ai mohoi se shkarkimi i drejtorit Ilirik Musliu ka të bëjë me çështje të tjera apo probleme brenda koalicionit.


“Unë gjithmonë kam diskutu për rezultate. Rezultatet janë ato aspektet të cilat mua më interesojnë edhe si rezultat i rezultateve, të cilat nuk kanë qenë të nivelit të pritshmërisë time në dikastere të ndryshme, në këtë rast e drejtorisë së Shërbimeve Publike, ku si pjesë e problemeve të mëdha është edhe zgjedhja e problemit të mbeturinave. Kjo është një çështje që e kemi diskutuar vazhdimisht edhe faktikisht kemi pasur një numër të madh të datave të ndryshme ku edhe i kam vendosur për zgjidhjen e problemit të mbeturinave”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se ka kërkuar që problemi i mbeturinave të zgjidhet edhe duke shikuar mundësinë e prurjes së sektorit privat në pamundësi që ky problem të zgjidhet me kompaninë “Pastrimi”.

“Kam kërkuar që problemi i zgjedhjes së mbeturinave të menaxhohet, pra te menaxhohen proceset edhe të mundësisë të aspektit të prurjes së sektorit privat në pamundësi që ne ta zgjedhim problemin e mbeturinave me kompaninë “Pastrimi”. Me kompaninë “Pastrimi” kemi pasur probleme shumë të mëdha, edhe përkundër faktit se ne kemi subvencionu me muaj të tërë, kemi dhënë subvencionime shtesë që t’i ndihmojmë kompanisë “Pastrimi””, deklaori Rama, në ATV.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori