Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se “sot po shohim frytet e para domethënëse e kuptimplota në një rrugë që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030, ku pa asnjë diskutim Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin,kur them rajonin tonë kam parasysh Ballkanin Perëndimor”.
Në një konferencë për shtyp duke bërë një përmbledhje të përgjithshme të sezonit turistik në vend, Rama theksoi se “ këtë vit Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjeve të bëra në vitet e mëparshme dhe kurorëzim i një faze të re transformimi për turizmin që ka nisur kohë më parë me programin kombëtar të rilindjes urbane me përkushtimin e posaçëm të zonave turistike me përkushtimin e posaçëm të trashëgimisë kulturore, me rritjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike në funksion të sezonit. Pa diskutim edhe me mbështetjen e vazhdueshme për shumë investime që sektori privat ka bërë në industrinë e turizmit”.
Rama tha se “shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë shumë përpara nesh kur vjen fjala tek numri i turistëve për frymë”.
Po ashtu, Rama shtoi se vendi ynë është drejt rrugës për t’ia kaluar me shifra turistësh edhe aeroportit të Beogradit.
“Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishme me ndryshimin e koncesionarit dhe ndryshimet që janë bërë nga kompania shqiptare. Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë se jo vetëm jemi konkurrues në aeroportin e Beogradit, por me shumë gjasa mund ta kapërcejmë aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë