LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon pasi një tjetër qytetare u sulmua nga qentë: Problemi nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës

Rama reagon pasi një tjetër qytetare u sulmua nga qentë: Problemi nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës

Pre e një sulmi të qenve endacak, ka qenë sot një tjetër grua në rrugën “C” në kryeqytet. Përparim Rama ka premtuar ndërtimin e një strehimoreje për qenë, por thotë se kjo nuk mjafton.

Për rastet e shtuara të sulmeve nga qentë endacak të qytetarëve në Prishtinë ka reaguar edhe kryetari Përparim Rama.

“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese”.


Sulmohet nga qentë endacakë një grua në rrugën “C” në Prishtinë
Lexo po ashtu Sulmohet nga qentë endacakë një grua në rrugën “C” në Prishtinë

I pari i Prishtinës edhe njëherë ka premtuar ndërtimin e një strehimoreje për qenë, por sipas tij as kjo mund të mos mjaftojë për eliminimin e problemit.

“Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë​ problem”.

Ai ka kërkuar bashkëpunim të gjerë për problemin në fjalë, duke përfshirë Qeverinë dhe komunat tjera.

“Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”, deklaroi tutje Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori