Rama ndan videon nga momentet më të rëndësishme të karrierës së Nanos

Një ditë më parë është ndarë nga jeta ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.
E kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të rëndësishme të karrierës së Nanos.
“... Me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shkruan Rama. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































