Rama lidh plagosjen e Kajës me flamujtë e LSI-së

Në një prononcim për mediat nga spitali Ushtarak ku ka vizituar Ardit Kajën, kryetari i Bashkisë Rama, duke iu referuar incidentit të ndodhur ditën e djeshme mes simpatizantëve të LSI-së dhe policisë bashkiake, theksoi se asnjë poster nuk do të lejohet të vendoset jashtë vendeve të lejuara.
“Është qëlluar në mes të Tiranës një shërbëtor i shtetit i cili në zbatim të ligjit është përballur me dhunën e asaj force politike e cila me paratë e vjedhura që gjithë Shqipëria i pa ka dhunuar dhe ka mbrojtur qytetin tonë” tha Rama.
Ai shtoi se nuk do të lejohet asnjë poster apo flamuj të asnjë force politike të vendoset në vendet që nuk janë të lejuara sepse qytetarët nuk duan ndotjen e qytetit, raportoi Ora News./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/04/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































