Site icon Telegrafi

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme SPAK për stafin dhe pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës duket se kanë vënë në lëvizje mazhorancën.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën ‘X’ bën me dije se nesër grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në Kuvend për një seancë dëgjimore me Rektorin e UBT-së Fatbardh Sallaku, për çështjen në fjalë.

Rama shkruan se masat e sigurisë për “fshesën” në UBT janë dhënë pa gjyq, ndaj rektori Sallaku kërkon të sqarojë publikisht se çfarë ka ndodhur.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030”, shkruan Rama në ‘X’.

Exit mobile version