LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Në zonën e këmbësorëve, të martën e ndërtojmë strukturën e re e të fortë të betonit

Rakiq: Në zonën e këmbësorëve, të martën e ndërtojmë strukturën e re e të fortë të betonit

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash” që, sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut”.

“Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, duke e falënderuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, “për mbështetjen që ka çuar drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë’.

Një mur i ndërtuar që në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur nisi rivitalizimi i urës në lumin Ibër, u rrënua të dielën më 5 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit Rakiq të Mitrovicës së veriut, e me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. /REL/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori