Sot u përurua ambulanca në fshatin Polluzhë të Komunës së Rahovecit. Të pranishëm në hapje ishin zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, dhe i pari i Rahovecit, Smajl Latifi. Të dy, funksionalizimin e këtij objekti shëndetësor e vlerësuan si të nevojshëm për Polluzhën dhe fshatrat përreth.
Zëvendës ministri i shëndetësisë Ali Berisha dhe Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, u priten me duartrokitje nga stafi mjekësor dhe banorët e fshatit, për të bërë prerjen e shiritit.
Berisha gjatë një koktej rasti tha se hapja e kësaj ambulance është dëshmi se në Kosovë po zgjerohet rrjeti i shërbimeve shëndetësore efikase për qytetarët.
“Ju keni vërejt që shumë shërbime shëndetësore që nuk janë ofruar më parë në Kosovë, sot po kryhen. Shumë pacientë që janë trajtuar në spitale jashtë vendit, ose në spitale private, sot marrin shërbime në institucionet publike në Kosovë”, deklaroi Berisha.
I pari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se kjo ambulancë ka qenë nevojë për fshatin nga i cili kanë dalë kuadro të mjekëve të suksesshëm.
“Natyrisht është objekt shëndetësor i rëndësisë së veçantë sipas bindjes sime, sepse qytetarët e këtij vendbanime kanë nevojë për shërbime dhe Polluzha ka traditë në mjekësi”, deklaroi Latifi.
Mjekja e cila do të kryej shërbimet në ambulancën e re, Liridona Krasiniqi tha se tani banorët e Polluzhës të kenë mundësi të kryejnë shërbime shëndetësore pa pasur nevojë të bëjnë kilometra.
“Ka qenë shumë e rëndësishme për banorët e këtij fshati. E drejtë elementare e secilit qytetar dhe banori të Kosovës është të kenë një qasje sa më të mirë në shërbime shëndetësore”, deklaroi mjekja Liridona Krasniqi.
Në ambulancën e fshatit Polluzhë do të mund të kryhen shërbime 5 ditë pune. Nga e hëna në të premte do të jetë i pranishëm një teknik, ndërsa mjekja tre herë në javë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë