Politikani dhe ish-prokurori shtetëror zvicran, Dick Marty, i cili në Kosovë njihet më shumë për raportin i tij të vitit 2011 si raportues i Këshillit të Evropës mbi pretendimet për krimet e kryera nga UÇK-ja, është kërcënuar me vdekje për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar nën mbrojtjen e policisë.
Një hetim ekskluziv nga emisioni televiziv ‘Temps Présent’ gjurmon zanafillën e një komploti që kishte si qëllim eliminimin e ish-prokurorit nga Ticino dhe raportuesit për Këshillin e Evropës, Dick Marty.
Agjenti i fshehtë që e zbuloi këtë plan të vrasjes ia besoi storien Radio Televizionit Zvicran, RTS.
“Diku gjithmonë kam menduar se kjo mund të ndodhë një ditë duke pasur parasysh profesionin që kam bërë, duke pasur parasysh rastet që i kam trajtuar”, thotë Dick Marty në nisjen e këtij dokumentari.
“Po, është pjesë e rreziqeve të punës, por nuk e mendoja se do të merrte përmasa të tilla”.
Një mbrojtës i palodhur i padrejtësive dhe mosndëshkimeve, Dick Marty e ka sulmuar sekretin bankar, CIA-n dhe kriminelët e luftës në mbarë botën. Por ishte raporti i tij i vitit 2011 mbi pretendimet për krimet e kryera nga UÇK-ja, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që e futi në telashe.
Ajo që ish-prokurori mëson nga FedPol në dhjetor të vitit 2020 e befason edhe vëtë atë: anëtarët e nëntokës serbe, të trajnuar dhe të mandatuar nga policia dhe forcat e inteligjencës së Serbisë, duan që ai të vritet për t’ia vënë fajin Kosovës.
‘Temps Présent’ ishte në gjendje të takonte njeriun që dha alarmin. Me origjinë çeçene, i lindur në Kosovë, Sony (emër i rremë) ka punuar për policinë serbe në vitet ’90. Për vite me radhë ai ka punuar si agjent i fshehtë për një forcë policore evropiane. Ai ka punuar disa herë edhe për policinë zvicerane dhe FedPol (Zyra Federale e Policisë së Zvicrës) e konsideron atë një burim të besueshëm. “Unë mendoj se ai person më shpëtoi jetën”, thotë Dick Marty sot.
‘Temps Présent’ ishte në gjendje t’i rindërtonte fazat e ndryshme të kësaj afere që duket si një thriller i vërtetë.
Nëntoka dhe shërbimi i inteligjencës
Plani për ta vrarë Dick Martin u bë i ditur të nesërmen e aktakuzës për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, i cili në ndërkohë u bë President i Kosovës. Në dhjetor të vitit 2020, agjenti i fshehtë i ‘Temps Présent’ Sony e telefonon dhe e takon K*, një anëtar i botës së krimit serb. Falë dokumenteve dhe dëshmive të pabotuara, ‘Temps Présent’ ishte në gjendje ta rikonstruktonte bisedën e tyre.
K: “Mirë që është arrestuar Hashim Thaçi. Por nuk jam i sigurt se do të dënohet (…) po e mbrojnë amerikanët. Kosovarët kanë probleme për shkak të Divk Martit. Nëse ai vritet, të gjithë do të besonin se sulmi ka ardhur nga Thaçi dhe gjykata nuk do të mund ta lirojë më atë”.
Sony: “Nuk është e lehtë të vrasësh një politikan në Zvicër”.
K: “Jo, është lojë fëmijësh, armët i kam sjellë tashmë në Zvicër. Atentati do të bëhet së shpejti”.
I vetëdijshëm për rrezikun, Sony e paralajmëron FedPolin me kërkesë të policisë evropiane që e punëson atë. Më pas ai jep emrin, targat dhe numrin e telefonit. FedPol heton dhe zbulon se këta persona, anëtarë të grupeve kriminale, kanë lidhje me policinë lokale (xhandarmërinë) dhe shërbimet inteligjente serbe. Sipas hetimit zviceran, ata do të ishin nën urdhrat e disa elementëve të shërbimeve të inteligjencës dhe madje do të ishin trajnuar prej tyre, transmeton Kallxo.com.
Në gjurmët e sponsoruesve
Emisioni televiziv zvicran ‘Temps Présent’ ishte në gjendje t’i identifikonte të dyshuarit përgjegjës për planet për ta vrarë Dick Marty. Ata janë nga qyteti i Nishit, në jug të Serbisë. Është veçanërisht K*, një veteran i ushtrisë serbe, i cili supozohej t’i sjellte armët në Zvicër. A*, një udhëheqës grupi që do të ishte pranë shërbimeve të inteligjencës dhe D*, gjithashtu veteran i ushtrisë serbe, i specializuar në atentatet pa lënë gjurmë. Këta burra duket se janë zhdukur. Në këtë vend autoritar ku cenohet liria e shtypit, vetëm një gazetar pranoi të fliste për RTS.ch në kushte anonimiteti: “Ende nuk kam gjetur asgjë. Nuk e di se ku jetojnë, nuk e di nëse ata punojnë akoma ne polici apo jo. Në fakt per momentin nuk kam asnjë informacion se çfarë bëjnë dhe ku janë. Disa forca sigurie kanë lidhje me krimin e organizuar. Mafia përdoret nga politikanët për të bërë punë të pista, kjo është e sigurt”.
Sa i përket Sony-t, i cili ka ende informatorë në Serbi, ja çfarë thoshte, në tetor të vitit 2021, për RTS.ch: “Para disa ditësh u arrestuan, por tashmë janë liruar, serbët duan t’i bëjnë zviceranët të besojnë se po i marrin gjërat në duart e tyre. Por, në fund të fundit, këta burra nuk do të shqetësohen. Në Serbi nuk mund ta ndërtosh një komplot të tillë pa pasur mbrojtës të lartë”, tha ai.
Beogradi e mohon
Pas disa javë heshtjeje, edhe Nikola Stojanoviq, këshilltari i kryeministrit serb, ka dhënë një intervistë për ‘Temps Présent’. Ai nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen nëse këta të dyshuar janë arrestuar dhe marrë në pyetje. “Në këtë fazë është informacion i klasifikuar dhe për këtë arsye nuk mund ta ndaj”. Ai gjithashtu e mohoi çdo përfshirje të shtetit serb. “Unë mund t’ju jap sigurinë më të fortë të mundshme se asnjë nga institucionet tona, asnjë organ i vetëm i qeverisë sonë nuk qëndron pas ndonjë komploti për ta vrarë z. Dick Marty. Ai vlerësohet shumë në Serbi”, shton Stojanoviq.
Në fillim të janarit 2023, autoritetet serbe më në fund i thanë ‘Temps Présent’ se “të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe se ata madje kanë e kaluar edhe detektorin e gënjeshtrës”.
“Asnjëri prej tyre nuk kishte njohuri për këtë komplot”, shton Nikola Stojanoviq përmes një e-maili. “Disa njerëz as nuk e dinin se kush ishte Dick Marty”. Dhe për të konstatuar një gjë të tillë “të gjitha rezultatet u janë transmetuar autoriteteve zvicerane”.
Përballë këtyre deklaratave, FedPol mohon: “Nuk i kemi marrë të gjitha informacionet për rezultatet e hetimeve të tyre”./RTS.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës