Radhë të gjata për ushqim falas në Maryland - punonjësit federalë nuk paguhen shkaku i mbylljes së qeverisë amerikane

Radhë të gjata për ushqim falas ndërsa punonjësit federalë mbeten pa paga gjatë mbylljes së qeverisë në SHBA.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregojnë situatën në Landover, Maryland.
Organizatorët e shpërndarjes së ushqimit thanë se ishin “të mbingarkuar” nga numri i madh i njerëzve që dolën.
🍞 Massive lines for free food as federal workers go unpaid during U.S. shutdown
The video shows the situation in Landover, Maryland. Organizers of the food distribution said they were “overwhelmed” by the turnout.
According to CNN, about 1.4 million federal employees in the… pic.twitter.com/0WeC0aNb5Q
— NEXTA (@nexta_tv) October 23, 2025
Sipas CNN, rreth 1.4 milion punonjës federalë në SHBA aktualisht janë ose me leje pa pagesë, ose po vazhdojnë të punojnë pa u paguar, pasi Kongresi amerikan ende nuk ka arritur një marrëveshje për buxhetin 🇺🇸
Pa paga që po vonohen, shumë punonjës federalë janë detyruar t’i drejtohen organizatave bamirëse për paketa ushqimore falas.
Ndryshe, Gjermania ka shprehur dëshirën për t’i paguar ushtarët amerikanë që janë në kuadër të NATO-s. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com













































