LAJMI I FUNDIT:

Qyteti që i sjell fat Gjermanisë: Në pesë ndeshje kanë shënuar 36 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë

Qyteti që i sjell fat Gjermanisë: Në pesë ndeshje kanë shënuar 36 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë

Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur fitore të thellë ndaj Bosnjë-Hercegovinës të shtunën mbrëma në Freiburg me rezultat 7-0.

Freiburgu është një qytet që i sjell fat Gjermanisë, pasi sa herë luajnë në atë qytet dhe stadiumin Europa Park Stadium, gjermanët kanë fituar me rezultate të ‘çmendura’.

Duke parë të kaluarën, shohim se para ndeshjes me Bosnjë-Hercegovinën, gjermanët luajtën katër herë në Freiburg dhe shënuan 29 gola të pabesueshëm.


Gjermania i shënoi tetë gola Lihtenshtajnit, ndërsa Malta, Kuvajti dhe Luksemburgu pësuan nga shtatë herë.

Në total, Gjermaniaka arritur të shënoj 36 gola në pesë ndeshjet e zhvilluara në Freiburg, derisa nuk kanë pranuar asnjë gol.

Sigurisht që Freiburgu mund të quhet qyteti më me fat për Gjermaninë, pasi ata kanë rezultate të pabesueshme në këtë qytet.

Gjermanët vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve dhe sot përballen me Hungarinë në Budapest me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori