Një qytetar në Vushtrri ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me mos-vendosjen e kapakëve të pusetave.
Këtë problem, qytetari e ka raportuar në formë anonime, më 13.01.2025 në platformën Ndreqe.com, shkruan Telegrafi.
Këta kapakë të pusetave nuk janë vendosur në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.
Tutje, qytetari është shprehur se kjo situatë rrezikon fëmijët të bien në kanalizim. /Telegrafi/