Një qytetar ka evidentuar papastërti në një pjesë të fshatit Topanicë në Kamenicë, gjegjësisht në rrugën “Fadil Zubaku”.

Ai këtë ankesë e ka raportuar në platformën ndreqe.com, me çrast Komuna e Kamenicës ka reaguar me pastrim.


Për Telegrafin, udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunë të Kamenicës, Florentina Kryeziu ka thënë se në atë pjesë bëhet grumbullimi i plastikave dhe janë shpërndarë nga qentë endacak.

kamenicaa3

Megjithëse, sipas saj, ajo pjesë tashmë është pastruar.

“Fshati Topanicë ka disa vite që i ka mirëmbajtësat e fshatit dhe është një ndër fshatrat më të pastërt, poashtu edhe këtë ankesë e kanë realizuar shumë shpejtë. Nuk ka mundësi që asnjeher të duket kështu, por pasi bëhet grumbullimi i plastikave aty afër, janë shpërndarë nga qent endacak”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/

kamenicaaa1

kamenica2