Qytetarëve të Podujevës u ndërpritet furnizimi me ujë për disa orë

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 11:30-14:30.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në Inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit " te pishat".
“Të nderuar konsumatorë të qytetit të Podujevës, ju njoftojmë se do të keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sot nga ora 11:30-14:30. Arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në Inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit ‘te pishat’”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































