Në kohën kur qytetarët e jugut të vendit në mënyrë masive organizohen kundër ndërtimit të minierave në rajonin e tyre, në Vallandovë me të madhe punohet në rajonin e Kazandollit ku parashihet ndërtimi i minierës së bakrit.
Duket se punët ndërtimore po zhvillohen me kapacitet të plotë, makineritë dhe punëtorët janë në terren, vendosen gypat që duhet të jetë pjesa e fundit e infrastrukturës në këtë kapacitet industrial. Por, qytetarët dhe organizatat joqeveritare nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre për ta bllokuar fillimin e punëve në minierën në Vallandovë.
“Në të gjitha planet aksionare dhe ekologjike të komunës së Vallandovës, të miratuara nga ana e kryetarit të mëparshëm të komunës, janë se në Vallandovë nuk duhet të zhvillohet G1 industri të rënda që shkaktojnë ndotje, ndërsa ata e kanë bërë pikërisht këtë gjë, na sjellin industri të rënda, miniera të hapura me shfrytëzimin e acid sulfurik”, tha për Tv 21 Robert Markov, nga Organizata qytetare ‘Shpëtim për Vallandovën’.
Kishte shumë reagime në opinionin publik pasi dolën shumë fotografi dhe video incizime, se vetëm kjo foli e zezë, do të jetë shtresë mbrojtëse e tokës dhe ujërave nëntokësore.
Kazandoll, vendi ku investitori privat ka për qëllim të kryej gërryerje të xehes së bakrit. Sipas banorëve, vërejtja më e madhe është në lidhje me mënyrën e përpunimit të xehes përkatësisht përdorimi i acidit sulfurik në procesin e ndarjes së bakrit nga xehet. Sipas shoqërive ekologjike përveç dëmit ndaj bujqësisë, dëm më të madh do të pësojnë qytetarët.
Gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Zaev në Vallandovë, para disa ditëve, ai para banorëve premtoi se qeveria e udhëhequr nga partia e tij, do ta ndërpresë ndërtimin e minierës në Kazandoll.
“Sekrecioni absolut me cianid dhe miniere pa procese ekologjike, jo vetëm në dokumente, qytetarët të besojnë se ne nuk do të lejojmë të përdoren në miniere të tilla. Ne jemi përgjegjës që gjithçka që është e pandershme dhe e pashëndetshme për Maqedoninë, ta ndalojmë”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Kërkuam qëndrim edhe nga kompania “Sardiç”, Nga kjo kompani thonë se i gjithë procesi është në pajtueshmëri me ligjet e Maqedonisë por edhe sipas rregullave të Bashkimit Evropian.
“Procesi i prodhimit paraqet një rreth të mbyllur, bëhet fjalë për ndarjen e bakrrit nga xehet në objekte speciale të minierave për ndarjen e xeheve me implementimin e sistemit pikë pas pike me derdhje të dobët të acidit sulfurik prej 0.15%. Kjo përbërje e ndan përkatësisht e nxjerr bakrin në formë të lëngut të Sulfat bakrit i cili është me koncentrim prej 1 grami në një litër ujë që tek populli është i njohur si Çorbë Bordova, që vreshtarët i përdorin për spërkatjen e vreshtave. Pikërisht ky lëng është prodhim i jo i gatshëm i procesit prodhues i cili zhvillohet në kompleksin e minierave Kazandoll. Nga kjo frikësohen banorët, ndërsa ai në fakt paraqet fungicid ekologjik i cili është i rekomanduar në prodhimin organik të ushqimit”, thonë nga kompanie ‘Sardiç’, e cila pret që t′i fitojë edhe lejet e tjera për fillimin e punës.
Edhe pse Vallandova ishte një nga qytetet ku u mbajt referendum,referendumi në këtë komunë ishte i pasuksesshëm. Përndryshe 4609 qytetarë u shprehën kundër ndërtimit të minierës për bakër në rrethinën e tyre.
Tani qytetarët e kësaj komune shpresën e fundit e shohin në qeverisjen e re lokale e cila duhet të tregojë se a ka parregullsi në fitimin e dokumentacionit dhe lejeve për punë, përkundër pohimeve të menaxhmentit të investitorit privat se procedura është në pajtueshmëri me ligjet e vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJ: Shpenzimet për transportin dhe akomodimin jashtë vendit të familjarëve dhe pacientëve të lënduar nga rasti në Koçan, i mbulon Qeveria e RMV-së

Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin