Trafiku Urban në Prishtinë, që nga janari i këtij viti u ka ofruar mundësi qytetarëve që përdorin autobusët si mjet transporti të pajisen me biletë mujore, mirëpo kjo biletë nuk vlen edhe për autobusët e operatorëve privat.
Qytetarët për të pasur një biletë mujore duhet të paguajnë shumën prej 14 euro, ndërsa nxënësit 12 euro dhe këtë biletë mund të shfrytëzojnë pa limit në linjat e Trafikut Urban. Megjithatë qytetarët kërkojnë që bileta të jetë gjithëpërfshirëse dhe të vlejë në të gjitha linjat.
Çdo ditë me autobusë udhëton për në punë qytetarja Selime Dermaku, e cila thotë se do të ishte shumë mirë që bileta mujore të vlej për të gjithë autobusët.
E pasi që nuk vlen për të gjithë autobusët, ajo thotë se nuk ka marrë ndonjëherë biletë mujore.
“Me pas një biletë një mujore është shumë më mirë, por çdo autobus e ka biletën e vet mujore. Për shembull unë e nxjerri për 7A në 7 nuk kam të drejt me hip, kështu nuk na konvenon me i marrë për çdo autobus biletat, nuk është kurrgjë e rregull”, është shprehur ajo.
Njëjtë mendon edhe qytetarja tjetër NazmijeVeseli, e që thotë se nuk ka llogari të paguajë biletë mujore dhe kur shfrytëzon autobusët e operatorëve privat të paguajë përsëri biletë.
“Si qytetare mendoj që është mirë çdo qytetar me pas biletën një mujore në rast se e ka të caktuar një drejtim, po e zëmë këta që udhëtojnë për Hajvali, Breg i Diellit që e kanë çdo ditë. Pasi që kishte me qenë mirë edhe për shkak të kursimit tëtë hollave”, ka thënë ajo.
Edhe Sadije Hyseni, thotë se bileta mujore do të duhej të vlente për të gjithë autobusët që operojnë në kryeqytet.
“Kish me qenë mirë si për nxënësit, si për punëtor me pas një biletë me udhëtua si në 1, si në 2, 3, 4”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër zyrtar të Trafikut Urban thonë se deri më tash nuk kanë pasur ndonjë bashkëpunim me operatorët privat që bileta mujore të vlejë edhe për ta.
Udhëheqësja e Divizionit të Kontabilitetit në Trafikun Urban, Shukrije Morina, ka thënë se bileta mujore vlen vetëm për linjat në të cilat operojnë autobusët të cilën janë të Trafikut Urban.
“Bileta mujore e integruar është një biletë mujore me të cilën qytetarët mund të pajisen dhe të shfrytëzojnë të gjitha linjat, të gjithë autobusët e Trafikut Urban pa kufizime. Mund të shfrytëzojnë linjën 1, linjën 3, 3 C, linjën 4, linjën 7 C si linjë e re në Trafikun Urban dhe linjën 15 e cila është lindja Prishtinë-Keqekollë. Bileta e integruar është një biletë që mund të pajisen qytetarët nga momenti që ata e paguajnë e marrin atë biletë mund ta shfrytëzojnë një muaj dhe të frekuentojnë të gjithë autobusët e Trafikut Urban. Është një biletë me një çmim shumë të volitshëm, për nxënësit dhe studentët ajo është vetëm 12 euro, ndërsa për qytetarët tjerëështë 14 euro”, ka bërë të ditur ajo.
Ajo thotë se qytetarët janë shumë të interesuar për të pasur një biletë të tillë, megjithatë si Trafik Urban nuk kanë statistika se sa është numri i qytetarëve që janë pajisur me bileta të tilla.
Kurse, ajo bëri të ditur se ata që pajisen me një biletë mujore mund ta shfrytëzojnë atë sa herë të duan brenda një muaji.
Në anën tjetër zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se kur të nënshkruhet marrëveshja e re me kompanitë private do të jetë edhe marrëveshja për biletën e integruar. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova