LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët i gëzohen hapjes së Pishinës së Gërmisë

Qytetarët i gëzohen hapjes së Pishinës së Gërmisë

Ndryshe prej vitit të kaluar kur qytetarëve të Prishtinës iu deshtë të presin deri në korrik që të hapet pishina e Gërmisë, këtë vit pishina e Gërmisë bëri hapjen një muaj më herët.

Në orët e paradites së sotme, dhjetëra qytetarë me padurim e priten hapjen e pishinës së Gërmisë, drejtuesit e së cilës kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që vizitorët të jenë të kënaqur.

Fleta Cakolli, njëra nga vizitorët që vizituan pishinën për t’u freskuar, i tha KosovaPressit, se i gëzohet faktit që është hapur pishina, pasi kanë pas nevojë për të dhe se veç tjerash pishina ka edhe pamje të bukur.


“Kam ardhur në Pishinën e Gërmisë sepse më pëlqen shumë, ka një pamje të bukur, si dhe është shumë bukur këtu të shohësh se si lahen. Mirë për neve që është hap pishina e Gërmisë sepse njerëzit kanë pas shumë nevojë për freski”, tha Cakolli.

Edhe 16 vjeçari, Shëndrit Gashi, ka treguar se në kohën e verës freskinë e gjenë tek Pishina e Gërmisë.

“Kam ardhur në pishinë, pasi që është edhe hapja e pishinës, vi shpesh, vizitoj edhe pishina tjera, por këtu vi më shpesh… Mirë është. Uji pak i ftohtë, por në përgjithësi mirë”, tha ai.

Drejtori i Pishinës së Gërmisë, Nexhat Uka, në hapjen e sotme të pishinës, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet, dhe se për vizitorët ka ofruar edhe aktivitet të ndryshme sportive, në mënyrë që të plotësohen ato çfarë kërkojnë vizitorët.

“Sot është hapja e Prishtinës së Gërmisë, i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon verore. Kemi të gjithë stafin duke përfshirë shpëtimtarët, stafin teknik, ambulanten, policinë si roje dhe thuajse i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon…ka aktivitete sportive të ndryshme, varet tash edhe prej klientëve se çfarë dëshirojnë. Në përgjithësi kushtet janë tënjëjta, çmimet i kemi të”, tha Uka.

Shpëtimtari Ngaip Kalludra për KosovaPress tha se puna e shpëtimtarit është punë me përgjegjësi, pasi që në pyetje është jeta e njeriut. Ai shtoi se duhet kujdes dhe vëmendje gjatë gjithë kohës, sidomos kur bëhet fjalë për pjesën e fëmijëve.

“Në fillim është zonë e fëmijëve, ku është pak më thellë dhe kemi më shpesh intervenime. Mundohemi me mbajt rend, me iu ndihmu. Kjo është punë shumë e përgjegjësi se është në pyetje jeta e njeriut. Minutat janë shumë të mëdhenj nëse nuk je i koncentruar tërë kohën në ujë, është moment që për një minutë të humb fëmija dhe për këtë duhet që gjatë tërë kohës të jesh i koncentruar në vendin e punës. Nuk besoj që ka pishinë më të mirë në Kosovë”, është shprehur Kalludra.

Në pishinë gjithashtu ishin vendosur edhe kioskat, e që punëtorët e tyre presin që gjatë kësaj sezone të shkojë gjithçka mirë.

Ndryshe, Pishina e Gërmisë do të mbikëqyret nga ndërmarrja komunale NPK “Sportmarketing” Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori