LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 8° fair_day

Qytetarët e Shtimës ankohen për mosmirëmbajtje të rrugëve lokale

Qytetarët e Shtimës ankohen për mosmirëmbajtje të rrugëve lokale

Qytetarë nga Shtimja po vazhdojnë të ankohen lidhur me mosmirëmbajtjen e rrugëve në këtë qytezë dhe në lokalitetet e saj.

Së fundi telegrafi ka pranuar ankesa të ndryshme nga qytetarët lidhur me rrugët e dëmtuara dhe që nuk po mirëmbahen nga askush. Po ashtu edhe ndreqe.com ka pranuar një ankesë nga qytetarët në rrugën “Wiliam Walker” lidhur me gropat në rrugë të cilat nuk po riparohen nga komuna.

Në Komunën e Shtimes kanë thënë se është vonuar procedura e nënshkrimit të një kontrate me një operator ekonomik për riparimin e rrugëve, por zotohen se së shpejti do të riparohen të gjitha gropat nëpër rrugë lokale.


Arben Ademi, banor nga Shtimja, ka thënë se edhe rruga transit e cila është asfaltuar rreth gjashtë muaj më parë ka nisur të dëmtohet shkaku i cilësisë së dobët të punimeve.

“Në rrugën transit, por edhe në shumë rrugë e rrugica të tjera kalojnë automjetet me pesha të rënda, andaj mesiguri kjo është arsyeja që po dëmtohen rrugët, por edhe cilësia e dobët e punimeve është arsyeja kryesore që rrugët nuk po kanë qëndrueshmëri të gjatë”,ka thënë ai.

Rreth gropave në rrugë, ka reaguar edhe subjekti opozitar në Shtime, PDK-ja, duke sqaruar se në në mbledhjet e Kuvendit të Komunës kanë shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë të qytetarëve lidhur me gjendjen e rrugëve, sidomos rrugën tranzit Davidoc – Godanc, e cila sipas këtij subjekti kjo rrugë është përurua para 6 muajve nga Qemajl Aliu dhe Ministri Liburn Aliu.

“Kjo rrugë, që duhej të ishte një shembull i përmirësimit të infrastrukturës, sot është një dëshmi e qeverisjes së dobët dhe punimeve me cilësi të ulët. Ky është një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së përgjegjësisë nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore. Premtimet e bëra gjatë përurimit të kësaj rruge kanë mbetur vetëm fjalë boshe, ndërsa realiteti në terren është krejtësisht ndryshe. Përveç kësaj, edhe rrugët tjera në Shtime janë në gjendje të mjerueshme. Asfalti është i dobët dhe punimet e ndërtimit janë kryer pa asnjë standard të cilësisë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas këtij subjekti kjo situatë është e papranueshme dhe tregon mungesën e një vizioni të qartë dhe përkushtimit për përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Shtimes.

“Qeverisja e dobët po dëmton seriozisht jetesën e përditshme të qytetarëve dhe po rrezikojnë sigurinë e tyre”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër Telegrafi ka kontaktuar drejtorin për Urbanizëm në Komunën e Shtimes Grejtalb Emini, i cili ka thënë se së shpejti nuk do të ketë shqetësime të tilla pasi që së shpejti do të kontraktohet një kompani për punë në terren.

“Mirëmbajtja e rrugëve është në sektorin e Shërbimeve Publike, por aq sa kam informacione shumë shpejtë do të nënshkruhet kontrata me operatorin për mirëmbajtjen e rrugëve”, ka thënë shkurt Emini. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Kalo në kategori