LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimet më të larta për testet PCR

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimet më të larta për testet PCR

Qytetarët të cilët ende nuk kanë marr vaksinat janë të detyruar të bëjnë teste PCR për të udhëtuar jashtë shtetit, por edhe për nevoja të tjera.

Duke qenë se vendet e rajonit kanë harmonizuar kriteret e udhëtimit, shtetasit tanë vazhdojnë të paguajnë privatisht testet PCR për udhëtim.

Në Institutin e Shëndetit Publik një i tillë kushton 1,850 denarë, në rast se duhet të bëhet për udhëtim jashtë shtetit e nevojshme me kod QR dhe përkthim në gjuhën angleze.


Mikrobiologu Dukagjin Osmani sqaron se formimi i kostos vjen nga disa faktor, por që është dukshëm më i ulët se sa ka qenë në fillim të pandemisë me kosto prej 5,500 denarëve. Por, tani interesimi është shumë më i ulët.

“Merret parasysh kostoja e reagensit, kostoja e aparatit që janë të shtrenjta, angazhimi i kuadrit profesionale, shpenzimi i rrymës, të gjitha ato e formojnë çmimin. – Sa i përket QR kodit ka shpenzime shtesë për atë arsye janë çmimet më të larta se vetëm kostoja e dhënies së rezultatit”, tha Dukagjin Osmani, Mikrobiolog në ISHP.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësorë thonë se çmimi referent i një testi PCR të Sars-Cov-2 është 1,550 denarë, duke përfshirë të gjitha shpenzimet laboratorike, por të cilat bëhen për pacientë të siguruar.

“Fondi mbulon vetëm shpenzimet e testimeve që bëhen me udhëzime të mjekëve amë dhe terminë përmes platformës ‘Termini im’ në mënyrë që të detektohet virusi për pacientët që janë me simptome apo të personave të kontaktit që janë në izolim. Të gjitha testet e bëra privatisht për çështje udhëtimi të bëra nëpër institucionet publike shëndetësore i kalkulon vetë ISHP-ja lidhur me koston dhe evidencën”, u shpreh Fondi i Sigurimit Shëndetësorë i RMV-së.

Nëse bëjmë krahasim me vendet e rajonit, shtetasit tanë vazhdojnë të paguajnë me kosto të larta testimet molekulare të llojit PCR. Duke filluar nga Bullgaria dhe Greqia që janë me standarde të BE-së nga 30 euro për testim deri tek vendet tjera tona fqinje që varijojnë çmimet nga 15-25 euro për PCR./ Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Kronika e Zezë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kalo në kategori