LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë për festat e fundvitit preferojnë Serbinë dhe Bullgarinë

Qytetarët e Maqedonisë për festat e fundvitit preferojnë Serbinë dhe Bullgarinë

Qendrat turistike dimërore tek shtetet fqinje edhe këtë vit janë atraktive për qytetarët e Maqedonisë të cilët planifikojnë të festojnë gjatë fundvitit dhe të bëjnë pushime dimërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për festat e fundvitit interes ka për Novi Sadin dhe Kopaonikun e Serbisë, ndërsa qytetetë tjera që preferohen janë Sofje në Bullgari dhe Selaniku në Greqi, ku varësisht prej aranzhmanit çmimet lëvizin prej 100 deri 200 euro.

Nga agjencitë turistike thonë se këtë vit ka interes më të madh për pushime dimërore në Kopaonik, veçanërisht qytetarët janë të interesuar për pushime familjare, ndërsa nuk përjashtohen edhe qytetet e Bullgarisë Bansko, Borovec dhe Pamporovo./Telegrafi/