Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e Anketës së Fuqisë Punëtore për tre mujorin e tretë të vitit 2023. Aty tregohet që në Kosovë janë 432,040 persona të punësuar dhe 51,219 të papunësuar nga popullsia aktive. Kurse Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se vendi është duke u përballur me sfidën e mungesës së fuqisë punëtore.
Kosova pritet t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë, sipas regjistrimit regjistrimit të popullsisë që u realizua sivjet.
Por, rreth dy të tretat e saj, apo 1 milion e 180 mijë e 450 persona, janë në moshë pune.
Kështu thotë raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tre mujorin e tretë të vitit 2023.
Sipas raportit në këtë periudhë persona të punësuar ishin 432,040, që nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit 2022, janë 14,567 më shumë.
Prej tyre, 332,420 janë burra, kurse 150,839 gra.
Çuditërisht, është rritur edhe numri i personave të papunësuar gjithsej 51,219 apo 529 me shumë.
Të punësuar nga mosha 15 deri 64 vjeç janë rreth 432 mijë veta, kurse të papunë në këtë moshë janë 51 mijë kosovarë.
Kurse ata që i takojnë moshës, 15 deri 24 vjeç e që janë të papunë është afro 11 mijë.
E statistika më shqetësuese vlerësohet ajo e të rinjve që nuk janë të punësuar, dhe që nuk ndjekin as shkollim apo ndonjë trajnim, që përbën një total prej 103 mijë të rinjve.
Kështu e konsideron edhe ekonomisti Bashkim Mustafa, por që problem të njëjtë e sheh edhe një kategori tjetër.
“Çka është shqetësuese në këtë raport është shkalla e lartë e papunësisë, sidomos te pjesa jo aktive e popullsisë, ku pjesëmarrje më madhe kanë femrat me një vlerë pre 75.2%”, ka thënë ekonomisti Bashkim Mustafa.
Por, ndryshe e konsiderojnë situatën në vend nga Oda Ekonomike të Kosovës.
Ata janë të shqetësuar me zvogëlimin e fuqisë së re punëtore, shkaku i largimit të tyre nga vendi.
“Po vazhdon sfida e mungesë së fuqisë punëtore. Kjo është një sfidë që dy vitet e fundit që e kanë bizneset, mirëpo është me e theksuar me liberalizimin e vizave. Sektorët me të goditur edhe me së shumti nga mungesa e fuqisë punëtore janë sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë”, është shprehur Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna.
I njëjti shtoi se punëtorë po vijnë nga shtetet e tjera siç janë Bangladeshi, Nepali, India dhe Turqia.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi