Site icon Telegrafi

Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të gëzojnë lirinë e lëvizjes, duke udhëtuar pa viza në Evropë.

Të gjitha procedurat tashmë kanë përfunduar, ndërsa liberalizimi vizave zyrtarisht do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024, transmeton Telegrafi.

Heqja vizave ka gëzuar qytetarët e Kosovës, të cilët si duket po numërojnë mbrapshtë ditët kur do të hyjë në fuqi ligji.

Në një video e cila po qarkullon në rrjet, një grup i qytetarëve shfaqen me pasaporta të Kosovës në duar, duke promovuar kështu pasaportën kosovare.

Nga pamjet kuptohet se të rinjtë kanë realizuar këtë video gjatë një udhëtimi të agjencionit turistik “Prime Travel”. /Telegrafi/

Exit mobile version